Sadiku i akuzon deputetët e VV-së për hipokrizi: E votojnë Bordin e ZRRE-së, pastaj e kritikojnë për “llajka”

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka kritikuar deputetët e VV-së për hipokrizi.

Ai ka bërë me se ata i votojnë anëtarët e Bordit të ZRRE-së në Kuvend, ndërsa më pas të njëjtin i kritikojnë anëtarte që i kanë votuar vetë.

banner

Në profilin e tij në Facebook, Sadiku ka shkruar se këtë gjë ata e bëjnë për “lajka”.

“Veç sa për me qenë të qartë. Anëtarët e Bordit të ZRRE-së intervistohen dhe përzgjidhen nga Qeveria (VVja). Madje, në rastin e fundit, ishin përzgjedhur disa nga kandidatët me më pak pikë në intervistë. Kur kërkova sqarim në Kuvend, përgjigjja e ministres ishte: “Kështu i kemi përzgjedhë ne. Kur t’i fitoni ju zgjedhjet, i përzgjedhni vetë.” Deklaratë publike kjo”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Pastaj, këta anëtarë votohen në Kuvend nga shumica parlamentare, pra nga VV-ja. E tash, po këta deputetë të VV-së i kritikojnë dhe u kërkojnë llogari, sepse e dinë mirë që me iu çepu ZRRE-së merr do llajka e pak popullaritet. Me i përzgjedhë vetë, me i votu vetë e pastaj me u sjellë sikur je në opozitë, është hipokrizi politike. Logjikë kjo s’ka. As edhe pak”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy