Trump ndryshon qëndrim ndaj senatorit Abdul El-Sayed, e lavdëron si “djalë të zgjuar”

by Nexhat

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka befasuar me qëndrimin e tij ndaj senatorit të zgjedhur demokrat, Abdul El-Sayed, të cilin vetëm disa javë më parë e kishte quajtur “xhihadist të çmendur”, ndërsa tani e ka lavdëruar si “djalë të zgjuar”.

Në një intervistë për “The New York Post”, Trump tha se El-Sayed kishte bërë një punë shumë të mirë dhe se planifikon të takohet me të për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e shëndetësisë,

banner

“Është djalë i zgjuar. Ka bërë punë të mirë. Në fakt, ka bërë punë shumë të mirë. E di që do të takohem me të. Ndoshta mund të gjejmë një pikë të përbashkët”, deklaroi Trump.

El-Sayed, i cili fitoi zgjedhjet për Senatin në Michigan, ka propozuar një program të sigurimit shëndetësor për të gjithë amerikanët, të njohur si “Medicare for All”.

Për të siguruar mbështetjen e Trumpit, demokrati madje ka shprehur gatishmërinë që programi të marrë emrin “TrumpCare”.

Ai ka publikuar edhe një imazh të një karte të artë me këtë emër, duke i bërë thirrje presidentit amerikan që të garantojë kujdes shëndetësor për çdo qytetar, nga lindja deri në vdekje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy