Milan përmbys Olympiacosin me spektakël, fiton 2-4 pas disavantazhit prej dy golash

by Nexhat

Milan ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Olympiacosit, duke triumfuar 2-4, në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Evropës.

Skuadra greke nisi më mirë takimin dhe krijoi epërsi prej 2-0 me golat e Lorenzo Pirolas dhe Jota Silvës. Megjithatë, pas këtij rezultati, Milani reagoi fuqishëm dhe mori plotësisht kontrollin e ndeshjes.

banner

Protagonisti kryesor ishte Omari Hutchinson, i cili shënoi një gol dhe dhuroi dy asistime për Alphadjo Cissen dhe Christian Pulisicin. Në minutën e katërt shtesë, Pulisic shërbeu edhe për Diego Moreirën, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2-4.

Milani pati edhe disa raste të tjera të pastra dhe mund ta kishte mbyllur takimin me një fitore edhe më të thellë.

Në ndeshjet e xhiros së gjashtë, Milani do të përballet me Sunderlandin, ndërsa Olympiacosi do të luajë ndaj Celjes

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy