Reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe mesatar kanë përfshirë të gjithë Qarkun e Kukësit në Shqipëri, duke shkaktuar rënie gurësh, inertesh dhe vërshime uji në disa akse rrugore nacionale dhe bashkiake, shkruajnë mediat në Tiranë.
Grupet e mirëmbajtjes janë angazhuar për pastrimin e rrugëve, ndërsa aktualisht të gjitha akset nacionale raportohen të kalueshme.
Problematika është konstatuar edhe në furnizimin me energji elektrike, pasi fshati Zarisht, në Njësinë Administrative Qendër Krumë, në bashkinë Has, vijon të jetë pa energji.
Në bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohen problematika të tjera madhore, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës për të ndërhyrë në rast nevoje.

