Latifi për sjelljet e Von Cramon: T’ishte gjallë At Gjergj Fishta do t’ia jipte një përgjegje të mirë

by informim

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar sjelljet e eurodeputetes Viola Von Cramon ndaj policëve të Kosovës.

Latifi ka thënë se policët e Kosovës janë shembull për rajon, ndërsa ka shtuar se ata ofendohen cdo ditë nga bandat serbe në veri.

“Policët e Kosovës në veri përditë përballen me sulme, fyerje dhe ofendime nga më të ndyrat prej bandave serbe, por kjo nuk ua ka lëkundur për asnjë moment profesionalizmin e tyre shembullor, të cilit nuk mund t’i afrohet asnjë polici e rajonit e ma gjerë.”, ka thënë ai.  

“Sot korit banditesk të ofendimeve ndaj policëve tanë iu bashkua edhe kjo burokratja e BE- së, Von Kramon. T’ishte gjallë At Gjergj Fishta do t’ia jipte një përgjegje të mirë. E keni parasysh stilin e tij, besoj”, shtoi ai.

https://www.facebook.com/blerim.latifi.739/posts/936449187500054
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy