Bislimi takohet me KKAFZhK, theksohet rëndësia e ndërkombëtarizimit të gjenocidit serb në Kosovë

by Nexhat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi priti sot në takim përfaqësues të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

Përgjatë bisedës, fillimisht u përshëndet bashkërisht miratimi i rezolutës në muajin maj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për njohjen e gjenocidit serb në Srebrenicë dhe shënimin e 11 korrikut si “Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës”.

banner

E njëjta dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës,

Sipas një komunikate nga zyra e kryeministrit, në takim u theksua rëndësia e ndërkombëtarizimit edhe të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë, për të cilën organizatat mund të mbështeten plotësisht në përkrahjen e Qeverisë, si dhe u nënvizua domosdoshmëria për zbardhjen e krimeve, masakrave dhe planeve të strukturuara të saj për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës e vënia para drejtësisë e përgjegjësve të krimeve.

Kosova vijon në përpjekjet e saj të pareshtura institucionale në këtë drejtim, por i cili fatkeqësisht përballet me mosgatishmëri, mohim dhe hezitim nga autoritetet serbe për zbardhjen e tyre.

Serbia, tashmë e njohur ndërkombëtarisht si shtet gjenocidal, duhet të përballet me të kaluarën dhe të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte dhe drejtuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti si dhe Kushtrim Gara

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy