Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidenten e Parlamentit Evriopian, Roberta Metsola.
Osmani ka shpërndarë një fotografi me presidenten Metsola, derisa ka shkruar se ajo është ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës,
“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer”, thotë presidentja në postimin e bërë në Facebook.
Ndryshe, Osmani ka marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku në kuadër të këtij samiti ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.
Në Samitin e Paqes për Ukrainën kanë marrë pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve