Bisedoi një orë e gjysmë me Lajçak në Athinë, Kryeministri serb: Kam përshtypjen që Kurti nuk e bën Asociacionin

by Nexhat

Kryeministri serb Millosh Vuçeviq tha në Athinë, pas më shumë se një ore bisedime me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se përshtypja e tij është se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta themelojë Asociacionin.

Sipas tij, Kurti as nuk mendon për themelimin e Asociacionit.

“Kjo është përshtypja ime, nuk mund të them se është mesazh zyrtar i Miroslav Lajçakut, por kam krijuar përshtypjen se Kurti nuk mendon të formojë Asociacionin. Deri në fund të këtij viti askush nuk e sheh as planin e aktiviteteve të tij në formimin e tij”, u tha Vuçeviq gazetarëve serbë në Athinë

Vuçeviq shtoi “se nuk mund të thotë se është më optimist pas bisedës me Lajçakun apo se ka marrë disa garanci se Prishtina ka vullnet shtesë për të qetësuar situatën në terren”. Ai po ashtu njoftoi se Lajçak do të vizitojë Beogradin shumë shpejt dhe do të bisedojë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy