“Nuk kam qenë normal” – Gjergj Dedaj komenton ekskluzivisht deklaratat para Gjykatës Speciale: Kam pasur të drejtë

by Nexhat

Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka komentuar deklaratat e tij që i ka bërë para Gjykatës Special, i cili kishte thënë se  “90 % të deklaratave që i kam dhënë pas luftës, s’kam qenë normal

Lidhur me këtë deklaratë të tij, Dedaj ka folur ekskluzivisht në emisionin ‘Pressing’ në T7 duke thënë se ka pasur të drejtë me atë se çfarë e ka thënë.

“Plotësisht kam pasur të drejtë. Sa I përket vizitës në zonat e luftës, këta e kemi bo në partneritet me liderin historic Rugova edhe me faktorët ndërkombëtarë”, tha ai.

Kujtojmë se Dedaj në dëshminë e tij në hagë pati thënë se gjendja e tij pas lufte ai nuk ka qenë normal dhe në gjendje për ta thënë të vërtetën.

“Nuk me kujtohet që me ka pyet kush për betim dhe as që e kam dhënë asnjë betim. Aty ku është nënshkrimi im edhe me u rrotullu bota e them që është nënshkrimi im dhe nuk e mohoi me asnjë çmim. Mirëpo, edhe njëherë po e përsëris, momenti, gjendja, zhvillimet, situata familjare, personale, qe jam marrë në pyetje, 90 për qind të deklaratave që i kam dhënë pas luftës nuk kam qenë normal dhe në gjendje me e thënë të vërtetën. Por, tash jam i gatshëm me u ballafaqu me çdo gjë, sikur që kam qenë i gatshëm sikur çdo ditë që e kam qit në tavolinë-tryezë jetën time për me dhënë për lirinë e Kosovës”, ishte shprehur Dedaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy