Drita triumfon në derbi, vendos goli i vonshëm i Besnik Krasniqit

by Nexhat

Drita ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Ballkanit, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0, në kuadër të javës së nëntë të Superligës së Kosovës.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, ishte Besnik Krasniqi ai që doli në skenë në minutën e 91-të, duke shënuar golin e fitores për skuadrën gjilanase dhe duke i dhënë tri pikë të arta në një përballje të rëndësishme.

banner

Drita ishte skuadra që tregoi më shumë gjatë ndeshjes, duke e dëshmuar këtë edhe përmes statistikave.

Mysafirët patën 52 për qind të posedimit të topit, ndërsa krijuan dukshëm më shumë raste për shënim sesa vendasit.

Skuadra gjilanase regjistroi 11 goditje drejt portës, kundrejt vetëm katër të Ballkanit.

Drita ishte gjithashtu më e rrezikshme në tentimet në kuadrin e portës, me pesë goditje të tilla, ndërsa Ballkani pati vetëm dy.

Megjithëse ndeshja ishte e luftuar dhe goli vendimtar erdhi në minutat shtesë, dominimi i Dritës u shpërblye në momentet e fundit, kur Krasniqi u bë heroi i skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Drita largohet nga Suhareka me tri pikë të rëndësishme, ndërsa Ballkani mbetet me keqardhjen për një humbje të pësuar në fund të takimit.

Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 14-të pikëve në vendin e tretë, derisa Ballkani mbetet në 13-të pikë, në vendin e pestë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy