Rubin: Raportet Kosovë-SHBA s’janë aq të mira

by Nexhat

I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit James Rubin ka folur për marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës aktualisht nuk janë aq të mira.

” Ka shqetësime për mënyrën se si qeveria aktuale ka vepruar në aspektin diplomatik duke mos përmbushur (kërkesën) për krijimin e asociacionit” ka thënë Rubin.

banner

“Por, thënë troç, jemi miq, jemi miq të mirë. Kjo është dëshmuar kur kam qënë në Kosovë, kur sekretarët e shtetit kanë vizituar Kosovën, kur Presidenti Clinton shkoi atje… populli i Kosovës dhe populli i Shteteve të Bashkuara nuk ka si të jenë më të afërt dhe nuk mendoj se ka dilemë rreth kësaj çështjeje. Por, po, në aspektin diplomatik, marrëdhëniet nuk janë aq të mira aktualisht, por kjo ndodh për shkak se çështja Kosovë-Serbi vazhdon të jetë barrë për banorët e rajonit” ka shtuar ai.

Rubin s’ka pranuar të bëjë komente se a duhet strategji e re për dialogun duke thënë se me këtë cështje merret miku i tij

“Miku im i ngushtë Jim O’Brien është Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe i kam premtuar se nuk do të ndërhyj në punën e tij. I takon atij të vendosë, të përcaktojë politikën amerikane në Ballkan. Përgjigjen ndaj kësaj pyetje do t’ia lë atij, por dua të shtoj se tek fusha e informacionit, ku unë luaj rolin tim dhe ku Jim O’Brien dhe unë punojmë së bashku, dëshirojmë të shohim një fushë informacioni në Ballkanin Perëndimor të lirë nga dezinformimi rus, të lirë nga manipulimi kinez i informacionit dhe për këtë qeveria e Serbisë duhet të bëjë ndryshime”, ka thënë Rubin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy