Ministrja gjermane e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Ursula Nonnemacher do ta vizitojë Kosovën për të mësuar rreth rekrutimit të stafit të ri infermieror nga jashtë, raporton Frankfurter Allgemeine Zeitung,
Një zëdhënës i ministrisë tha të hënën se ajo do të fluturojë të mërkurën për në Kosovë dhe më pas do të marrë informacion për projektin e modelit “National Matching Brandenburg”.
Projekti, i cili filloi në vitin 2016, synon vendosjen e refugjatëve dhe emigrantëve me profesione shëndetësore si specialistë në spitale dhe ambiente të kujdesit shëndetësor.
Fokusi është në “rekrutimin aktiv të të rinjve nga Kosova, të cilëve duhet t’u jepet perspektiva e karrierës dhe e jetës në Brandenburg përmes trajnimit si specialistë të infermierisë”, tha ministria vitin e kaluar
Projekti financohet nga Ministria e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë me rreth 230,000 euro në vit.