Reporteri: Burri i Fitore Pacollit avancohet në pozitë në KEK

by Nexhat

Pushteti i LVV-së është përkujdesur ta “veshë” me pushtet në KEK, edhe burrin e deputetes së vet, Fitore Pacolli.

Ilir Dalipi, burri i deputetes Fitore Pacolli, është avancuar në pozitë në KEK – Korporatën Energjetike të Kosovës që e kontrollon Qeveria përmes bordit të saj dhe krye-shefit ekzekutiv që dikur LVV-ja e kandidonte për asamblist në Fushë Kosovë.

Dalipi, që prej vitesh punon në KEK, para se të avancohej në pozitë kishe shfrytëzuar të drejtën e pushimit 1 vjeçar nga puna, mëson gazeta online Reporteri.net.

E kur vendosi të rikthehet në punë, ai u rikthye si menaxher, pasi së fundi u emërua në këtë pozitë në Divizionin e Shërbimeve të Korporatës në KEK, merr vesh gazeta online Reporteri.net

Gazeta ka provuar të marrë konfirmim nga KEK-u për avancimin e Ilir Dalipit, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka marrë përgjigje. Gjithashtu, mediumi është interesuar edhe në lidhje me periudhën kur Dalipi ka qëndruar në pushim nga puna, me që ligji e parasheh si mundësi vetëm në disa raste të veçanta dhe specifike.

Që nga ardhja në pushtet e LVV-së, KEK kontrollohet nga partia e Kryeministrit Albin Kurti. Në shkurt të këtij viti, pushteti emëroi anëtarin e saj në krye të kësaj korporate. Bekir Gërguri, ish-kandidati për asamble i LVV-së në Fushë Kosovë, u emërua si ushtrues detyre i kryeshefit në Korporatën Energjetike të Kosovës, pasi ish-kryeshefi Nagip Krasniqi u shkarkua gati një vit pasi ishte arrestuar për korrupsion.

“Kushërinjtë janë për te shtëpia, familja është te shtëpia. Kur të bahet ministër dikush, a zëvendësministër, deputet a kryeministër duhet me u bë vetëm ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat…“, thoshte Kurti, kur si opozitar kritikonte nepotizmin në institucionet publike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy