Rashiq për situatën në veri: Ka ardhur deri te veprimet e ngutshme, askush s’mund të dalë fitues

by informim

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka folur për situatën e tensionuar në veri duke thënë se ka ardhur deri te disa veprime të ngutshme.

Rashiq në një konferencë për media të mbajtur të hënën, ku ka shpallur thirrje publike për propozime për financim për projekte dhe aktivitete, ka thënë se situata është delikate dhe se pret që kryetarët e sapozgjedhur të jenë në shërbim të qytetarëve, megjithëkëtë sipas tij shumica e qytetarëve nuk mendojnë që kjo është ide e mirë.

banner

“Sa i përket ndodhive të ditëve të fundit, unë mendoj që ka ardhur deri te disa veprime të ngutshme. E kemi një krizë regjionale, për gjëra kaq delikate duhet vëmendje e posaçme, kur flas për këtë flas për kryetarët e sapozgjedhur. Po e përsëris atë që ka thënë kryeministri, unë pres që ata të jenë në shërbim të qytetareve. Kur e them këtë dua të them që 95% të qytetareve kanë thënë që kjo nuk është ide e mirë”, është shprehur Rashiq.

Por sipas tij kryeministri Kurti ua mendon më të mirën qytetarëve atje.

“Unë bëj thirrje për tolerancë dhe përmbajtje. Ka ndodhur ajo që ka ndodhur, tani duhet t’i ngrijmë pozicionet. Të mendohet ‘outside of the vox’ dhe ta gjejmë një zgjidhje ku asnjë të mos humbë, pasi askush nuk do të dalë fitues. Unë jam në dispozicion për të gjithë, qeverinë, qytetaret që brenda kapacitetit tim dhe të Ministrisë të gjejmë një zgjidhje ta kalojmë këtë problem që nuk është dashur të ndodhë”, ka thënë Rashiq.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy