52
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet të martën me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, Aleksandar Bocan-Harchenko dhe Chen Bo, shkruan B92.
Temë e diskutimit do të jetë përshkallëzimi i krizës në veri të Kosovës.
Vuçiqi në orën 08:00 të martën do të ketë një takim edhe me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.