Von Cramon: S’do të duhej të dërgohej Policia në veri pa mbështetjen e ndërkombëtarëve

by informim

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se kjo çështje duhet të jetë pjesë e dialogut. Por ka shtuar se duhet të ketë edhe një pikëvështrim të urgjencës.

“Ne kemi prezencë të madhe të institucioneve ndërkombëtare. I kemi EULEX-in, KFOR-in dhe misionin tjetër të Kombeve të Bashkuara dhe nuk jam duke e vënë në pikëpyetje sovranitetin e kësaj qeverie. Jo aspak. Por jam për të ndihmuar për të gjetur një zgjidhje”, ka thënë ajo.

banner

Ajo ka përsëritur se nuk po e vë në pikëpyetje sovranitetin e kësaj qeverie.

“Po e vë në pikëpyetje nëse është një vendim i mençur”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se politikë e mençur nuk është dërgimi i forcave policore në veri pa përkrahjen e miqve ndërkombëtarë.

“Jo. Nuk mendoj se kjo gjë është e mençur. Nuk kam qenë në të gjitha takimet me senatorët. Por mendoj siç kam thënë që ka të tjera zgjidhje, ku ju mund të bëni oferta, kur ju ofroheni me njerëzi në veri, që nuk do të thotë ta bëni këtë me forcë. Po, e di se BE-ja duhet të jetë më e ashpër kur vjen puna te kriminelët individualë. Do të dëshiroja që t’i vendosnim në listën e sanksioneve. Fatkeqësisht ne si BE nuk e kemi një listë të tillë të sanksionimit të të korruptuarve. Ne duhet të punojmë se si t’ia bëjmë me këtë dhe si ta zhvillojmë këtë. SHBA-ja është më e avancuar në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se për disa individë, që janë përgjegjës për frikësimin e qytetarëve, të cilët nuk i kanë në kampin e tyre, do të ketë masa më të ashpra.

E pyetur se për çfarë masa të ashpra bëhet fjalë, ajo ka thënë se nuk mund ta zbulojë.

“Nuk mund të zbuloj, sepse kjo nuk është për publikun, por ka forma që vijnë nga Prokuroria që do ta ndihmonin Qeverinë këtu në Kosovë dhe që do t’i ndiqnim pas…Mund t’i ngrijmë asetet e bëjmë të tjera gjëra, duke kufizuar lëvizjen e tyre e kështu me radhë. Mund të bëhet më shumë nga BE-ja nëse ka vullnet politik dhe pastaj, kështu do të tregonit se jo secili person në veri të Kosovës po shihet si kriminel. Dhe që ka një dialog që është duke ndodhur”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy