Paralajmërimet për stuhi, komuna e Prishtinës del me rekomandime për qytetarët

by Nexhat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar që sot mund të ketë reshje shiu dhe rrufe.

Komuna e Prishtinës ka dalë me disa rekomandime për qytetarët:

Kërkoni strehë menjëherë: Nëse jeni jashtë kur fillon stuhia, kërkoni menjëherë një vend të mbrojtur, si një dyqan, ndërtesë ose ndonjë strehë tjetër.

Shmangni hapësirat e hapura: Mos qëndroni në vende të hapura si parqe, fusha apo sheshe të mëdha

Mbani çadër të fortë: Nëse keni çadër, sigurohuni që ajo të jetë e fortë dhe e qëndrueshme për të përballuar erërat e forta.

Mos kaloni pranë objekteve të larta: Shmangni të kaloni pranë pemëve, shtyllave elektrike dhe objekteve të larta që mund të bien ose të shkaktojnë rrezik.

Kujdes me rrugët e përmbytura: Mos kaloni nëpër rrugë të përmbytura, pasi ato mund të jenë të rrezikshme për ecjen dhe lëvizjen.

Kujdesuni për të moshuarit dhe fëmijët: Nëse jeni me të moshuar apo fëmijë, sigurohuni që ata të jenë të mbrojtur dhe në një vend të sigurt.

“Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë)  080012233 dhe 080012244”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy