Dushan Obrenoviq i cili dje u arrestua nga policia në Zveçan, raportohet se ka lindur në një martesë të përzier shqiptaro-boshnjake.
Ai dikur quhej Sulemjan dhe për të u raportua disa vite më parë, kur ai kishte vendosur të konvertohej në ortodoks dhe të ndryshonte emrin, shkruan kosovo-online
Siç ka njoftuar sot avokati i tij, Predrag Miljkoviq, Obrenoviq ndodhet në paraburgim dhe ka disa lëndime fizike.
Dushani jeton në Mitrovicën e Veriut dhe në vitin 2016 u konvertua, nga feja islame ai mori besimin ortodoks.
“Unë nuk u konvertova, thjesht u ktheva në origjinë pasi parardhësit tanë ishin ortodoks. Babai im nuk e kishte fort problem por nëna nuk ishte entuziate”, kishe deklaruar Obrenoviq.
Ai u pagëzua në manastirin e Banjskës në ditën e Shën Markut.