77
Analisti, Albert Krasniqi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se sulmi mbi trupat e KFOR-it në veri të Kosovës nuk ka qenë i rastësishëm.
Krasniqi ka thënë se Serbia po mundohet të dërgojë një mesazh në botë me këto sulme.
“Sulmet ndaj KFOR-it nuk janë të rastësishme, por Serbia po mundohet që të dërgojë një mesazh në botë se edhe KFOR nuk mund të mbetet si garancë për sigurinë e serbëve në Kosovë dhe se Asociacionit duhet t’i shtohet edhe kompetenca të sigurisë”, tha ai.