72
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ka thënë se populli serb në Kosovë ka nevojë dhe të drejtë të jetojë, siç tha, në tokën e tij në paqe dhe mirëkuptim të ndërsjellë me të tjerët.
Në shërbimin e lutjes në kishën e Shën Savës në Beograd, Patriarku tha se populli serb në Kosovë “ka ditur gjithmonë të jetojë bashkë me popujt e tjerë”.
Siç thuhet në njoftimin e Kishës Ortodokse Serbe, patriarku do të lutet për paqen e bekuar mes njerëzve dhe paqen në Kosovë çdo ditë deri të dielën, më 4 qershor, duke filluar nga ora 18:00 në kishën e Shën Savës.