Kastrati: Kurti dhe ekipa e tij e komunistëve si Dejona Mihali kanë probleme me sistemin politik amerikan

by Nexhat

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, tha se Kurti ka probleme me sistemin politik amerikan e jo me administratat e Trump apo Biden. Shtoi se administrat amerikane po ashtu – të demokratëve e republikanëve – kanë problem komunikimin me liderë autoritarë e komunistë siç e cilëson Kurtin.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qenë kritik ndaj ish-presidentit amerikan, Donal Trump. Ai së fundi tha një deklaratë të fortë ku tha se “me kthimin e presidentit Trump ka njëfarë stresi dhe ankth në të gjithë kontinentin, e as Kosova nuk është ndryshe”.

banner

Por i njëjti po shihet si favorit për të fituar garën presidenciale në SHBA.

Si pritet të jenë raportet Kosovë-SHBA nëse i njëjti vjen në pushtet ?

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, tha se Kurti ka probleme me sistemin politik amerikan e jo me administratat e Trump apo Biden.

Kastrati potencoi se SHBA-të i kanë përcaktuar binarët e tyre strategjik në raport me Ballkanin që nga viti 1992 dhe se ato binarë nuk ndryshojnë pavarësisht ksh vjen në pushtet.

“Kurti ka probleme me sistemin politik amerikan e jo me administratat e Trump apo Bisen.SHBA-të kanë përcaktuar binarët e tyre strategjik në raport me Ballkanin që nga viti 1992. Ato binarë nuk ndryshojnë pavarësisht nëse në pushtet janë demokratët apo republikanët. SHBA e akomodon interesin e Kosovës në kuadër të politikës së saj më të gjerë në Ballkan dhe Evropë. Ndërsa, historia e politikave të jashtme amerikane na tregon se që të dy këto parti e kanë problem komunikimin me liderët autoritarë e komunistë si puna e Kurtit” tha Kastrati për “Gazeta Blic”.

Deputeti i PDK-së tha se Kurti dhe ekipa e tij e komunistëve si Deona Mihali kanë probleme me sistemin politik amerikan.

Nga ana tjetër , ideologjia politike e Kurtit përfshin elemente të mendimit të majtë që shpesh kane gjetur përplasje me preferencat e politikës së jashtme të SHBA-së.Kurti e ka dëshmuar që nuk ka pasur problem vetëm me administratën e Trump apo Grenellin në të kaluarën.Ai ka pas probleme edhe me administratën Biden. Kujtoni sanksionet nga SHBA për FSK-në, faktin që Kurti e quajti Blinkenin naiv, deklaratat e ambasadorit amerikan se raportet e Kosovës me SHBA nuk janë të mira si dhe izolimin e fundit ku për takimet në SHBA merr ftesa vetëm Osmani, por jo edhe Kurti.Pra, Kurti nuk ka probleme me Trump apo Biden. Ai dhe ekipa e tij e komunistëve si Dejona Mihajli, etj kanë probleme me sistemin politik amerikan

Ai tutje tha se Kurti apo kushdo mundet të ketë fitore absolute në zgjedhje por kjo nuk i’u jep mandat me i degradu marrëdhëniet e Kosoves me SHBA-të.

Kastrati nuk u shpreh optimist se mund të ketë përmirësim të raporteve të Kurtit me SHBA-të.

“Ky është fati i keq i Kosovës. Ne kemi bërë eksperimente duke vendosur në krye të shtetit njerëz ideologjikisht të mbrapsht të cilët njëkohësisht kanë manifestuar sjellje të papjekur e jashtë kodeve diplomatike që nuk i kanë hije burreështetasëve, por ngjajnë me sjelljet e kasnecave, lazdranave e idhnakëve të mahallave.Kurti apo kushdo mund ti fitoj edhe 99% në zgjedhje, por kjo nuk ju jep mandat me i degradu marrëdhëniet e Kosoves me SHBA pa të cilët Kosova nuk mund të kompletojë shtetësinë dhe subjektivizimin e saj ndërkombëtar.Nuk pres përmirësim të marrëdhënieve te Kurtit me SHBA. Kurti sikur me Biden ashtu edhe me Trump do ti mbaj ato të antagonizuara, madje ato ka mundësi të armiqësohen edhe më shumë.Krejt çfarë mund të shpresojmë është që për sjelljet e tij ta paguaj ai personalisht faturën politike dhe jo Kosova, siç ka qenë rasti deri më tani” deklaroi Kastrati

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy