Nëna e Faton Hajrizit: S’jemi në dijeni si shkoi në Serbi, tash po i arrestojnë shokët me të cilët ka nejtë në vikend

by Nexhat

“Shtetit ia dorëzova 15-vjeçar, shteti e mbajti 23 vjet”, ka thënë Shahrije Hajrizi nëna e Faton Hajrizit, gjatë një interviste për Euronews Albania.

Ajo ka deklaruar se tani po arrestohen personat me të cilët Hajrizi qëndronte në vikende.

banner

Policia e Kosovës, dje e ka arrestuar enjë person që dyshohet se e kishte ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu.

Sot u njoftua edhe për një arrestim tjetër.

Ajo ka shtuar se shteti nuk iu ka shprehur as edhe një ngushëllim.

“Nuk ka ikur nga dhoma ime, apo banesa, por nga shteti. Asnjë shkrim, asnjë ngushëllim nuk na kanë bërë. Më e keqja është se personat me të cilët kanë nejt në vikend janë duke i arrestuar. Shteti jonë”, ka thënë ajo.

Më tutje ajo ka deklaruar se nuk kanë asnjë informacion sesi Faton Hajrizi ka shkuar në Serbi.

“Ato si ka shkuar në Serbi, nuk kemi dijeni, as qysh ka ndodhur, as si ka shku, as qysh u hi, asgjë, absolut”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka folur për mënyrën sesi e është trajtuar në burgje djalin i saj Fatonin duke thënë se flinte në krevat i lidhur me zinxhirë.

“E kam ditur si është trajtuar si 15-vjeçar në burgjet me të rënda, e kam ditur ku është mbajtur me njerëz me 30 vjet të dënuar 35. E kam ditur kur e kam parë të lidhur me zhinxhir në tri vende”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy