Von der Leyen prezanton planin 4-pikësh për ta afruar Ballkanin Perëndimor drejt BE-së

by informim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paraqitur një plan të ri për të “përshpejtuar rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor” drejt BE-së. Ajo ka thënë se plani është i mbështetur në katër shtylla: të sillet Ballkani Perëndimor më afër Tregun e Unifikuar të BE-së, të thellohet integrimi rajonal ekonomik, të përshpejtohen reformat themelore dhe të rriten fondet para-anëtarësimit”.

“Në një formë kjo është qasja e re për Bashkimin Evropian: Ne nuk i kërkojmë partnerët tanë të marrin hapa të rinj drejt nesh, por bëjmë edhe hapa të mëdhenj drejt tyre. Synimi i përbashkët është të shpejtojmë rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Dhe për këtë, ne sjellim Bashkimin tonë afër Ballkanit Perëndimor”, tha Von der Leyen në Forumin “Globosec 2023” të mbajtur në Bratisllavë.

banner

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy