Gati oferta, Juventusi po e fiton garën me Liverpoolin dhe Arsenalin për talentin e madh gjerman

by Nexhat

Juventusi po bënë ndryshime të mëdha për sezonin e ri me ardhjen e trajnerit Thiago Motta.

Shumë largime kanë ndodhur nga Zonja e Vjetër, derisa edhe numri i futbollistëve të ardhur është i madh

Zonja e Vjetër synon të ketë një tjetër fytyrë dhe synimi është të rikthejnë titullin e kampionit në Torino, me trajnerin Thiago Motta që ka një stil tjetër.

Moise Kean dhe Matias Soule janë larguar, derisa në rrugë për largim janë edhe sulmuesit e tjerë si Federico Chiesa dhe Arkadiusz Milik.

Bardhezinjtë janë duke tentuar me çdo kusht të nënshkruajnë me talentin e madh gjerman Maximilian Beier, i cili vitin e kaluar shkëlqeu në Bundesliga.

21-vjeçari në 33 ndeshje zyrtare realizoi 16 gola dhe asistoi në tre të tjerë duke qenë ndër sulmuesit kryesor në elitën e futbollit gjerman

Mediat gjermane dhe ato italiane kanë raportuar se drejtuesit e Juventusit tanimë janë në negociata të avancuara me ata të Hoffenheim për t’i siguruar shërbimet e Beier.

Gjiganti italian ka gati ofertën prej 30 milionë eurove, derisa duket se po e fiton garën me Liverpoolin dhe Arsenalin për talentin gjerman.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy