Vuçiqi i kënaqur me qëndrimin e Blinkenit e Macronit: Po e vlerësojnë mirë situatën

by informim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një intervistë në CNN ka thënë se është i kënaqur me deklaratat e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken për situatën në veri dhe qëndrimin ndaj Kosovës duke shtuar se edhe deklarata e presidentit francez, Emmanuel Macron është gjithashtu një vlerësim i mirë i situatës.

Ai ka thënë se protestuesit në veri janë të qetë, ndërkaq për ushtarët e lënduar të KFOR-it ka thënë se i vjen keq.

“Ne sillemi 100 për qind në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës dhe në përputhje me Rezolutën 1244. Ne nuk kemi dërguar asnjë ushtar në Kosovë e M. dhe as nuk kemi shkelur ndonjë marrëveshje. Ne jemi të rreptë në këtë çështje dhe vazhdimisht kemi biseda të mira me ushtarët e KFOR-it. Deri më tani kam pasur 1000 konsulta me Stoltenbergun dhe shpresoj se do ta ruajmë atë nivel komunikimi”, tha ai. “Po ashtu na vjen keq që ushtarët e KFOR-it janë lënduar dhe këtë e kemi bërë të qartë. Serbët protestojnë në mënyrë paqësore. Mjekët, infermierët, profesorët po protestojnë paqësisht. A i ka shantazhuar dikush ata njerëz? Jo, vetëm duan që ROSU të tërhiqet, dhe kryetarët ilegal të tërhiqen”.

Ai ka thënë se vetëm në fillim të këtij viti ka pasur pesë serbë të plagosur.

Ka shtuar se Beogradi nuk ka shantazhuar askënd dhe nuk u ka bërë presion serbëve në veri që të mos votojnë.

Vuçiqi e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se nuk i është përmbajtur marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy