Demaku kritikon qasjen e Qeverisë ndaj ndërkombëtarëve: Kemi shkuar në një çoroditje politike

by informim

Kryeredaktorja e portalit Periskopi, Dafina Demaku, ka vlerësuar se Kosova ka shkuar në një çoroditje politike me përdorimin e fjalisë “duhet t’i tregojmë bashkësisë ndërkombëtare”.

Të mërkurën në “Konfront” të KTV-së, Demaku ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është prezentë në Kosovë edhe kur nuk ka probleme në veri.

banner

“Prej kësaj që po e thotë Emiri po më lënë përshtypje dy gjëra. E para është ajo që po dëgjohet në vazhdimësi në studio televizive se çfarë marrëveshje më e mirë do të jetë? Dhe a po nënkuptojnë një marrëveshje specifike për veriun e Kosovës sepse një marrëveshje vetëm se ishte ajo e Ohrit që e parashihte edhe vetëmenaxhimin. E dyta është, çfarë po nënkuptojmë me ‘duhet t’i tregojmë bashkësisë ndërkombëtare’, bashkësia ndërkombëtare është këtu vazhdimisht jo vetëm kur po kemi probleme në veri. Prej kësaj fjalie ne kemi shkuar në një çoroditje politike. Ajo që o na e thotë bashkësia ndërkombëtare është që veprimet e fundit në veri të Kosovës ka qenë dashur të bëhen në koordinim me ne”, ka thënë ajo.

Demaku më tej ka shtuar se ajo që është parë ditët e fundit nga protestat në veri, shihet se atje ka milici fashiste.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy