Latifi: Në momentin që SHBA ta ngjet etiketën e liderit të paparashikueshëm, ditë të bardhë nuk sheh më

by informim

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se në momentin kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e definojnë një lider të një vendi si të paparashikueshëm, s’ka më ditë të mira për të

Në Pressing të T7, Latifi ka thënë se nuk e di nëse kryeministri Albin Kurti ka ardhur deri në atë pikë sa t’i vendoset “etiketa” si lider i paparashikueshëm.

“A ka ardh Kurti deri në atë moment kur State Departmenti ia vendosin etiketën se ky është lider i paparashikueshëm, nuk e di, por në momentin kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e definojnë një lider si i paparashikueshëm, ai më ditë të bardhë nuk ka me pa”, ka deklaruar Latifi.

Latifi më herët kritikoi Kurtin lidhur me gjuhën që ka përdorur kur e ka komentuar deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Latifi ka thënë se nuk mund të komunikohet me Blinkenin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në atë mënyrë, pavarësisht mospajtimeve.

“Kurti është duke bërë gabime në hapa. Sido që të jetë situata, sa do që të jetë mosmarrëveshja e madhe, mospajtimet e mëdha, gjëja e parë që duhet të kemi parasysh është gjuha e komunikimit. Nuk komunikohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në atë mënyrë. Nuk komunikohet me Blinkenin në atë mënyrë…Na po harrojmë se sovranitetin e jashtëm na e garantojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Cka nëse ato tërhiqen prej atij angazhimi?”, ka deklaruar Latifi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy