Kirby thotë se s’i ka parë deklaratat e Kurtit: Situata të depërshkallëzohet

by informim

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) në SHBA, John Kirby, sot ka folur për situatën në veri të Kosovës në një konferencë për media. Ai tha se ShBA-ja dëshiron të shohë situatë të depërshkallëzuar dhe që dhuna të ndalojë.

I pyetur për deklaratat e Kurtit lidhur me reagimin amerikan për situatën në veri, ai ka thënë se nuk i ka parë komentet e tij.

banner

“Nuk i kam parë komentet e kryeministrit, por do t’i përsëris reagimet tona se të gjitha palët duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për depërshkallëzim. Ne dënojmë fuqishëm sulmet e djeshme ndaj trupave të NATO-s, KFOR-it”, tha ai.

Sipas tij këto sulme, që lënduan disa paqeruajtës, janë absolutisht të papranueshme.

“Kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës duhet të sigurohen që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe t’i largojnë forcat policore nga afërsia”, tha Kirby.

Ai tha se Serbia duhet të ulë nivelin e statusin e forcave të armatosura.

“Ky është reagimi ynë. Mendoj se është e vështirë të mendohet se kjo është hiperbolike në çfarëdo mënyre”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, John Kirby.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy