Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin jo rezident të Mbretërisë së Danimarkës në Kosovë, Christian Gronbech-Jensen.

Kurti tha se me ambasadorin danez bisedoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe forcimin e mëtejmë të tyre.

banner

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e Danimarkës dhe kërkoi avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Siç bëri të ditur Kurti në një postim në Facebook në takim u diskutua edhe për synimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në NATO, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe rritjen e investimeve daneze në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushat e drejtësisë, energjisë, arsimit dhe teknologjisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy