Sejdiu: Kurti është politikan i fërkimeve dhe i konfliktit

by informim

Analisti politik, Dardan Sejdiu, tha se situatën e fundit në veri e sheh jo aq të thjesht si e përshkruajnë, sipas tij, qeveria e edhe opozita.

Ai tha se dialogu me Serbinë është i dështuar prej momentit kur liderët e të dyja shtete kanë dalë prej Ohrit pa një dokument të obligueshëm dhe pa një plan të qartë zbatimi.

banner

“Duke dashur të ruajnë fytyrë, sidomos Borrell e Lajcak, kanë qenë të gatshëm të pranojnë përsëri një dakordim gojor në një format të ambiguitetit të madh”.

“Menjëherë pas asaj ditë, kemi pasur një ekzaltim të faktorit ndërkombëtar me idenë që kemi ecur para dhe në takimet e radhës mund të flasim më në detaje për aneksin”, tha Sejdiu .

Tutje, ai tha se kjo ishte situatë oportune për të dy palët me motive të tjera politike, ku sipas tij, për Serbinë ishte e mjaftueshme qëndrimi në dialog, ndërsa për kryeministrin Kurti ishte pozicion i mirë për ta shtyrë çështjen e Asociacion.

“Për Kurtin ishte një pozicion i mirë për të shtyrë edhe më larg idenë e diskutimit të Asociacionit, me idenë që sic e kam thënë disa herë, Kurti është politikan i konfliktit”.

“Kurti ndërton situata dhe rrethana të reja në fërkime . Kështu e ka ndërtuar karrierën e vet politike sepse beson që në fërkim, siç na thotë fizika, ka shkëndijë. E, ky është momenti që Kurti pretendon se e ka bërë në veri”, tha Sejdiu,

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy