Shqipëria nuk po tërheq vetëm për plazhet, por dhe për historinë.
Të huajt që kanë vizituar Korçën nuk mund të largoheshin pa ndaluar në muzetë kryesor të qytetit.
Në krye të listët qëndron muzeumi i artit Mesjetar njohur dhe si muzeumi kombëtar i Ikonografisë
Një muze unik jo vetëm në vendin tonë, por dhe në Ballkan.
Të huajt janë ndalur dhe në muzeun kombëtar të arsimit dhe atë të fotografisë Gjon Mili.
Më shumë se 25 mijë persona kanë vizituar muzeumet në Korçë vetëm gjatë verës
Në Lezhë tërhiqen nga memoriali në kala.
Kisha e Balldrenit dhe ajo e Pllanës zgjojnë shumë interes.
Objektet e trashëgimisë kulturore në Lezhë kanë njohur fluks të shtuar vizitorësh këtë sezon.
Specialistët thonë se në rritjen e interesit për turizmin kulturor në Lezhë këtë sezon kanë ndikuar dhe vendosja e tabelave informuese dhe cicëronët pranë kalave dhe muzeve