Gjendet i vdekur një 53-vjeçar afër një kompleksi banesor në Ferizaj

by Nexhat

Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete të premten afër një kompleksi banesor në Ferizaj.

Lajmin  për media e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.

 “Me datën 23.08.2024 rreth orës 08:40 kemi pranuar një informatë se rrugën Uran Tinova-Ferizaj afërsi të një komplesin banesor në Ferizaj një person mashkull, kosovar i moshës 53 vjeçar ishte pa shenja jete, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjekët kujdestarë dhe sipas tyre ishte vdekje natyrale, sulm kardiak dhe nuk ka dilema tjera”, tha Veseli.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit viktima i është dorëzuar familjarëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy