Mosdeklarimi i pasurisë, antikorrupsioni mund t’i dërgojë 70 raste në prokurori

by Nexhat

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj ka thënë se agjencia të cilën ai drejton është në fazën finale të verifikimit të 4 mijë zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë. Nga këto raste, rreth 70 prej tyre janë në fazën finale për të verifikuar se a i plotësojnë të gjitha kriteret për t’u dërguar në Prokurori si formë e kallëzimit penal, për shkak të shkeljeve të identifikuara.

Ai ka thënë për Ekonomia Online se janë në fazën finale që të shqiptojnë edhe 98 gjoba për zyrtarët që nuk e kanë deklaruar fare apo nuk e kanë deklaruar me kohë pasurinë.

Buleshkaj ka thënë se brenda këtij muaji do të përfundoj verifikimi dhe do ta dihet saktë numri i rasteve që do të dërgohen në Prokurori, ku sipas tij, duke marr parasysh numrin e madh të deklarimit të zyrtarëve, numri prej 70 që mund të dërgohen në Prokurori nuk është i madh.

“Po Agjencia është në fazën finale të përfundimit të plotë të deklarimit të pasurisë, ku kemi verifikuar rreth 4 mijë persona, nga ta janë afër 2 mijë zyrtarë publik dhe familjar të tyre, i kemi kryer verifikimin. Nga  këto raste janë diku rreth 70 të cilët janë në fazën finale për të verifikuar se a plotësojnë të gjitha kriteret për të dërguar në Prokurori si formë e kallëzimit penal, për shkak të shkeljeve që janë identifikuar gjatë verifikimit që ka kryer Agjencia. Shumë shpejt po besoj brenda këtij muaji do të përfundoj dhe do ta dimë numrin e saktë të rasteve. Si përqindje nuk është numër i keq, nëse kemi pasur po them rreth 2000 zyrtarë publikë në qoftë se vetëm kemi pasur më pak se 100 nga ta kemi identifikuar lëshime, atëherë kjo është një sasi e mirë në procesin e deklarimit të pasurisë dhe jemi të kënaqur në atë aspekt, duke pasur parasysh që për herë të parë është vënë në funksion deklarimi elektorinik i pasurisë, ku ndoshta për shkak të kësaj risie ka mund të lëshohen edhe gabime të tjera”, ka theksuar ai,

Buleshkaj ka deklaruar se nga mjekët dhe profesorët, që këtë vit për herë të është dashur që të deklarojnë pasurinë, 8 nga ta nuk e kanë deklaruara, e po ashtu janë edhe 90 zyrtarë të tjerë që nuk e kanë kryer deklarimin e pasurisë në kohë, për të cilët do të shqiptohen gjoba sipas ligjit.

Drejtori i APK-së ka shtuar se këta zyrtarë do të gjobiten në bazë të pagës, ku sipas tij, në bazë të ligjit, gjoba nuk mund të tejkalojë shumën prej 500 euro

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy