PEJË/Gjendet pa shenja jete një person në një banesë

by Nexhat

Një person është gjetur sot pa shenja jete në një banesë në Pejë.

Driton Rugova, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës, tha për Express se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Konfirmimi i tij i plotë:

Sot me datë 25.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është njoftuar se në një banesë në rrugen “Lekë Dukagjini” në Pejë, një person është pa shenja jete

Njësitet relevante menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy