Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se përplasjen në veri e ka shkaktuar Policia e Kosovës dhe jo forcat e KFOR-it, siç është menduar fillimisht.
Ai ka paralajmëruar se nesër do ta vizitojë të lënduar nga përplasjet e serbëve me forcat e KFOR-it, Dragisha Galjko.
“Incizimet nuk e tregojnë momentin se kush e ka nisur konfliktin, por e ka nisur Policia e Kosovës, jo NATO-ja”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka thënë se mendonte se forcat e KFOR-it po tërhiqnin protestuesit, por ka thënë se e ka kuptuar që këtë gjë e ka bërë Policia e Kosovës
“Kam menduar që NAT0-ja po tërhiqte serbët, por jo, Policia e Kosovës prapa NATO-s po tërhiqte serbët, provuan që ta kapin Igor Simiqin”, ka thënë ai në TV Prva,
Vuçiq ka fajësuar Policinë e Kosovës për plagosjen e Dragisha Galjko