Një grua është paraqitur në spitalin e Korçës me djegie të shumta në trup.
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi Bledar Trëndafili, 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë ish-bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili, 31 vjeçe
Burime bëjnë me dije se çifti ishte në proces divorci, ndërkohë që policia e Korçës është vënë në kërkim të autorit të dyshuar, pasi pas ngjarjes ai është larguar nga banesa.
Gjendja e gruas është e rëndë, ndaj për këtë pritet të niset drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit