44
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit, viktimën mashkull kosovar e kanë nxjerrë nga vetura e tij dhe e kanë futur në veturën e tyre, dyshohet për shkak të një borxhi e pastaj e dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre dhe të njëjtin e kanë sulmuar fizikisht.
Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.