Fredi Beleri pritet me brohorima dhe fishekzjarrë në Himarë

by Nexhat

Fredi Beleri, që sot paradite la qelinë në Fier, është pritur nga dhjetëra mbështetës mbrëmjen e së hënës në Himarë.

Simpatizantë dhe qytetarë himariotë festuan me brohorima dhe fishekzjarrë lirimin e Belerit, i zgjedhur eurodeputet në emër të Demokracisë së Re, raporton top channel, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata e Fierit pranoi sot kërkesën e avokatit, pas tri seancash të dështuara, ku Beleri kërkonte lirimin me kusht.

Pas dy orësh qëndrimi në Gjykatën e Fierit, trupi gjykues vendosi për lirimin me kusht të Fredi Belerit, i cili kishte edhe gjashtë javë deri në përfundimin e dënimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy