Pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 288 persona në Indi, Kurti ngushëllon familjet e viktimave

by informim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime kryeministrit të Indisë, Narend Ramodi pas aksidentit tragjik nga treni i cili mori dhjetëra jetëra njerëzish.

Kurti përmes një statusi në rrjetin social në Twitter ka shkruar se Kosova qëndron krah për krah me Indinë në këtë moment të vështirë.

“Familjet e viktima të kenë durim për ta kaluar dhimbjen, e të plagosurit të shërohen sa më shpejt.

Kosova qëndron krah për krah me Indinë në këtë kohë dhimbjeje”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe, të paktën 288 humbën jetën dhe 850 të tjerë janë lënduar në një përplasje treni në shtetin indian të Odisha. Sipas, një zyrtari të Odisha për AFP ka thënë se ky është aksidenti  më vdekjeprurës hekurudhor të Indisë në më shumë se dy dekada.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy