231
Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti pas Ferizajit ka udhëtuar për një vizitë edhe në qytezën e Dragashit. Ai atje ka folur për situatën në veri të vendit dhe për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja.
Kurti ka thënë se kryetar të rinj mund të ketë vetëm pas zgjedhjeve të reja dhe ka potencuar se s’mund të ketë kryetar të rinj pa zgjedhje të reja.
”Pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetar të rinj, nuk mund të ketë kryetar të rinj pa zgjedhje të reja”, ka thënë Kurti teksa ka shpjeguar atë çfarë ka ndodhur me zgjedhjet e fundit dhe daljen e vogël në votime.