“Duam hyrje-dalje”/ Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës rreth 2 orë protestë, bllokuan të dy anët e autostradës. Njoftojnë tubimin e radhës

by Nexhat

Është mbyllur protesta për ditën e sotme e banorëve të Krujës, Fushë Krujës, Thumanës, që kërkojnë hyrje-dalje në autostradë

Gazetari Osman Stafa raporton për News24 se protestuesit kanë paralajmëruar se protesta e radhës do të jetë të premten në orën 18:00 në po të njëjtin vend

“Protesta është drejt fundit. Protestuesit pasi shkuan drejt Lezhës, më pas u kthyen. Krijuan trafik në të dy anët e rrugës. Tentuan përsëri të bllokojnë rrugën, por nuk janë lejuar. Protestuesit thanë se protesta e radhës do jetë të premten në orën 18:00 në këtë pikë

Përsëri do kërkojnë që shteti shqiptar të marrë në konsideratë kërkesën e tyre për hyrje-dalje në autostradë. Protestuesit brohoritën “Duam hyrje-dalje””, tha gazetari Stafa

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy