Pala greke s’lejon të kalojë në kufi shkrimtarin çam/ Arben Kondi: Oficerët grekë më folën ashpër, duan të zhbëjnë çështjen çame. Institucionet tona të reagojnë

by Nexhat

Policia greke ka ndaluar në kufi shkrimtarin e njohur nga Çamëria, Arben Kondi. Kondi tha në News 24 se ‘arsyeja’ e ndalimit ka qenë se nuk ka pasur një dokument, ndërkohë që kishte të gjitha dokumentacionet e nevojshme për të kaluar kufirin dhe për të shkuar në Pargë. Shkrimtari u shpreh se Greqia vepron kështu, pasi do që të shuajë çështjen çame. Ai iu ka bërë thirrje institucioneve shqiptare, që të reagojnë për këtë ngjarje

Arben Kondi: Unë dhe bashkëshortja ime donim të shkonim në Parga. Në orën 9 e pak shkuam në Qafë Botë. Në pikën doganore në Shqipëri nuk kishim problem. Ndërsa, pala greke na vulosi pasaportën dhe kaluam. Pa kaluar as 6 minuta, ndërsa po merreshin vulat e kalimit nga pjesëtarë të agjencisë turistike, time shoqen e shqetësojnë dy oficerë grekë. I thanë që do vish me ne. Oficerët grekë më folën me gjuhë te egër e brutale. Edhe udhëtarët e tjerë që donin të shkonin në Pargë u shqetësuan. Oficerët e doganës greke thanë a keni person që flisni greqisht. Më thanë që për arsye të mungesës së dokumenteve nuk mund të shkoni në Pargë

Nuk e kuptoj se çfarë dokumentesh duheshin. Unë e njoh Çamërinë, jo vetëm përmes krijimtarisë sime, por e njoh mirë. Kjo nuk më ka ndodhur asnjëherë. Njëherë tjetër, më parë më është vënë pas një makinë e rojeve kufitare greke. Shteti grek do që të zhbëjë çështjen çame. Greqia do të zhbëjë gjenocidin që ka ndodhur 80 vite më parë. Shqipëria është në pozicionin inferior, nuk jemi të fuqishëm. Vetëm imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse do ishte ndaluar një krijues grek në kufi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy