Sinani: Kurti është serioz, Edi Rama të jetë më i kujdesshëm, kurse Bujar Osmani të mos përfillet fare

by informim

Arsim Sinani, Profesor në Universitetin e Prishtinës
Për Euronews Albania

Albin Kurti është njeri serioz dhe ka ardhur në krye me votë popullore dhe ai është serioz në trajtimin e qështjeve të Kosovës. Albin Kurti përfaqëson shumicen e mendimit politik në Kosovë andaj edhe miqtë tanë duhet ta dëgjojnë me më shumë vemendje dhe së bashku me të të gjejnë zgjidhjen e problemeve.

banner

Albin Kurti po kërkon vetëm që të respektohet Kushtetuta e Kosovës e cila është hartuar së bashku me faktorin ndërkombëtarë. Ata vetë i kanë vendosur këto ligje dhe tani ata po kërkojnë që Kurti mos t’i respektojë ato ligje.

Po vërehet se bashkësia ndërkombëtare ka nevojë për serbinë në këtë kohë që Rusia po e sulmon Ukrainen, prandaj po i qëndrojnë në krah sërbisë duke tentuar të gjejnë mënyra që ta joshin sërbinë që të bashkëpunoj me vendet perendimore në vend se të bashkëpunoj me Rusinë.

Për të kuptuar gjendjen aktuale në veriun e Kosovës duhet të kthehemi mbrapa qysh në ditët kur janë futur forcat e NATOS-së në Kosovë, konkretisht ushtria e KFOR-it Francez të cilët kishin vendosur telat me gjemba në uren e Ibrit e cila e ndante pjesën veriore nga pjesa tjetër e Kosovës. Edhe sot ky problem e ka aty kufirin.

Në Mitrovicë veprojnë grupe të cilat komandohen nga Beogradi të cilët terrorizojnë jo vetëm shqiptarët por edhe vetë qytetarët Serb. Ata janë problemi dhe krijuesit e problemeve në ato pjesë të Kosoves dhe ata duhet të akuzohen për destabilizimin e gjendjes.

Po sulmohet se Albin Kurti po vepron pa u koordinuar me faktorin ndërkombëtar, besoj se nuk është ashtu, ai vetëm po realizon atë që është e shkruar në Kushtetutë e cila është hartuar nga ata dhe e cila patjeter duhet të respektohet sikur e respekton edhe vetë serbia në anën tjetër Kushtetuten e vetë.

Edi Rama duhet të jetë më i kujdesshëm në deklaratat e tija dhe duhet të bashkëpunoj me shumë me Prishtinën, bashkë me Albin Kurtin duhet të ndërtoj një strategji mbarëshqipëtare dhe të heq dorë nga Ballkani i Hapur. Këshilltarët e tij që e ndjekin nga afër Kosoven duhet ta sugjerojnë që bashkëpunimi me Prishtinën të ndodh në mënyrë të strukturuar dhe jo vetëm me takime joformale nga lokalet e bllokut.

Për Bujar Osmanin, ai nuk i përfaqëson Shqiptarët, ai e përfaqëson mentalitetin e doktrines Maqedone, njihet si një person që ja plotëson të gjitha dëshirat e ndërkombëtarëve dhe ai mbetet vetëm një politikan pa ndikim. Ai duhet të kujdeset për disa probleme tejera që kanë të bëjnë me shqiptarët në Maqedoni të Veriut të cilët po e braktisin me të madhe trojet shqiptare, nuk ka ai fuqi të merret me qështjet ndërkombëtare.

Duhet të kujdeset për ruajtjen e gjuhes Shipe e cila është e rrezikuar nga ndryshimi i Kushtetutes që do të ndodh atje në Maqedoninë Veriore. Mos e merrni seriozisht Bujar Osmanin sepse ai nuk fare ndikim atje dhe nuk e përfaqëson mendimin politik të shqipëtarëve.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy