Një gazetar i huaj raportohet se është sulmuar me shkopinj nga protestuesit serbë në Beograd të shtunën.
Në rrjete sociale ka qarkulluar video ku shihet gazetari duke tentuar të largohet, ndërsa ai sulmohet nga një grup i personave. Disa nga sulmuesit kishin fanella me shkronjën “Z”, simbol i agresionit rus në Ukrainë, raporton agjencia “Reuters”.
Dhjetëra e mijëra protestues dolën të shtunën në rrugët e Beogradit. Këto protesta kanë filluar si pasojë e dy sulmeve me armë që ndodhën në Serbi muajin e kaluar.
Analisti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, polaku Jakub Bielamowicz, ka postuar videon e sulmit të ndodhur të shtunën. Ai ka thënë se skenat kujtojnë ato të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
“Grupet nacionaliste të mbështetura nga Qeveria e Serbisë në aksion: të hënën në veri të Kosovës, sot në Beograd. Ngjashmëri e frikshme e skenave të kohës së Millosheviqit në vitet 1990-ta. Një gazetar i huaj u sulmua në mënyrë brutale në një protestë antidhunë”, ka shkruar Bielamowicz.
Govt-backed Serb nationalist groups in action: last Monday in northern Kosovo, tonight in Belgrade. Eerily reminiscent of scenes under Milošević in the 90s.
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) June 3, 2023
A foreign journalist brutally assaulted at the anti-violence protest: pic.twitter.com/XJ4mlg2Fl3