Lushaku-Sadriu: Në 10 shkolla në Prishtinë, secila klasë ka tabela dhe kurrikulë digjitale

by Nexhat

Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha që në 10 shkolla në Prishtinë, në secilën klasë, ka tabelat digjitale dhe kurrikulë digjitale.

Ajo u shpreh se synojnë që shumë shpejt e njëjta gjë të ndodh në të gjitha shkollat e Prishtinës, përcjell Klankosova.tv.

banner

“10 shkolla në Prishtinë i kanë secila klasë tabelat digjitale dhe kurrikulën digjitale. Kjo ka filluar që nga 2 shtatori, janë në përdorim, kjo ka pasur një kosto të jashtëzakonshme edhe për neve si kryeqytet”.

“Këtë synim e kemi ta replikojmë në të gjitha shkollat e Prishtinës dhe kjo do të ndodh në një periudhë shumë të shpejt brenda vitit të ardhshëm, për shkak se ne mendojmë që ngritet cilësia me kushte më të mira”, është shprehur ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy