Arrest shtëpiak për katër të rinjtë serbë që dyshohet se sulmuan policët në veri

by Nexhat

Gjykata Themelore e Mitrovicës, dega në veri ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak katër të rinjve serbë për sulmin ndaj policëve.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar avokati Shyqyri Syla, i cili tha se të rinjtë në seancën dëgjimore kanë kërkuar falje dhe se “kanë pranuar se i kanë fyer policët por jo që i kanë sulmuar”.

banner

“Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore që zgjati bukur shumë, gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë dhe ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.  Kanë kërkuar falje dhe kanë pranuar se i kanë fyer policët por jo që i kanë sulmuar fizikisht”, tha Syla për Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se pajtohet me masën e arrestit shtëpiak ndaj katër të rinjve serbë, për të cilët tha se është hera e parë që kanë kryer vepër penale.

Në lidhje me këtë seancë, gjatë ditës serbët në veri të vendit kanë protestuar pothuajse gjatë gjithë ditës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy