34
Ish kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ka përfunduar sërish në spital prej problemeve shëndetësore. Nano ka pësuar frakturë në qafën e femurit të këmbës së majtë.
Aktualisht po trajtohet në një spital privat dhe ditën e nesërme do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale.
Më herët Nano i është nënshtruar një intubimi pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.