Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thekson se “OBRM-PDUKM-ja e ka detyruar VLEN-in ta përkrahë ligjin për “branitellat” në Kuvend”.
Nga BDI thonë se “i gjithë opinioni publik ishte dëshmitar i dyfytyrësisë së humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorë të OBRM-PDUKM-së, me rastin e votimit të propozim ligjit për branitella në rendin e ditës në seancën e djeshme në Kuvend”
“Deputetët humbës të Vlen në fillim deklaruan që janë kundër dhe do ta pengojnë miratimin e ligjit për branitella, e braktisën seancën, ndërsa pas telefonatës nga pronarët e tyre nga OBRM-PDUKM, u kthyen me bishtin e paluar dhe mundësuan kuorum për miratimin e rendit të ditës me gjithë Ligjin për branitella”.
“Ky veprim flet që Vlen janë peng të OBRM-PDUKM dhe po marrin në qafë shqiptarët me çdo veprim të tyre. Flamuri kombëtar, gjuha shqipe, ish ushtarët e UÇK, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, balanseri, u turpëruan para Kosovës dhe Shqipërisë dhe çdo të arritur kombëtare e cënuan për më pak se 100 ditë”, thonë nga BDI