EMRAT/ Ndryshime në qeveri, kush ikën dhe kush vjen

by Nexhat

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Mësohet se janë larguar nga detyra dy zv.ministret e Turizmi tdhe Mjedisit, Vilma Bello dhe Almira Xhembulla.

Ndërkohë në këtë pozicion janë emëruar Ilva Gjuzi dhe Sofjan Jaupaj.

banner

Ky i fundit më herët ka mbajtur detyrën “Drejtor për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit”.

Gjithashtu ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku është larguar nga posti i zv.ministrit Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në vend të tij për postin e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar Blerta Rama

Ndërkohë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar edhe Silda Çepe (Anagnosti).

Emërimet e reja në Ministrinë e Jashtme zëvendësojnë Besar Kadinë dhe Artemis Malon të cilët janë emëruar më herët ambasadorë njëri në Azerbajxhan dhe tjetra në Kanada

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy