Protestë para objektit të ri shkollor në Vizbeg, nxënësit akoma nuk kanë nisur mësimin

by Nexhat

Një pjesë e prindërve të Vizbegut kanë paralajmëruar protestë për në ora 14 para shkollës së re fillore “Vizbeg”.

Tashmë tre javë shkolla akoma nuk ka nisur me procesin mësimor pavarësisht regjistrimit të nxënësve në klasë të parë dhe transferimit të nxënësve tjerë nga shkollat ku kanë mësuar deri më tani. Për Alsat, prindërit u ankuan se fëmijët kanë humbur shumë nga mësimi, posaçërisht ato në klasës së parë

banner

Kohë më parë, drejtori Kadri Elezi tha se mësimi nuk ka nisur për shkak të mungesës së stafit mësimor duke shtuar se po vijojnë procedurat për punësimin e mësimdhënësve dhe personelit tjetër të nevojshëm. Fillimisht, mësimin në objektin e ri shkollor do ta ndjekin nxënësit nga klasa e parë e deri në atë të pestë

Për shkak të mungesës së shkollës fillore në Vizbeg, qindra nxënës të kësaj lagjeje janë të detyruar të mësojnë në shkolla të ndryshme të tri komunave të Shkupit, Butel, Çair dhe Shuto Orizarë duke bërë rrugë në këmbë mbi 3 kilometra.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy